Flash News

KRYESORE

Tritol në makinë, pronari i mjetit mjek në QSUT

Tritol në makinë, pronari i mjetit mjek në QSUT

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat ka zbuluar se pronari i mjetit që shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes është shtetasi D.H. me profesion mjek-kirurg në QSUT.

Referuar burimeve policore, dyshohet se tritoli në mjetin e mjekut është vendosur për shkak të profesionit të tij.

Blutë e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Të fundit