Flash News

KRYESORE

Tritol shtyllës së tensionit të lartë, gjysma e vendit rrezikon të mbetet pa energji elektrike

Tritol shtyllës së tensionit të lartë, gjysma e vendit

Një prej shtyllave të linjës së tensionit të lartë 400kV, në Fushë Krujë, i është vendosur një sasi eksplozivi duke bërë që të dëmtohet një prej këmbëve mbajtëse të saj.

Në një reagim të saj, OST sqaron se stakimi i kësaj linje do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend pasi flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

“Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të  shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”. thuhet në njoftim.

Të fundit