Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Laç, policia jep detaje

Foto ilustruese

Për ngjarjen e ndodhur në Laç, ku është dëmtuar me lëndë eksplozive një shtyllë e tensionit të lartë ka reaguar edhe policia duke dhënë edhe detaje.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe deputeti Taulant Balla dhe ministrja Elisa Spiropali.