Flash News

KRYESORE

Tritoli në banesën e gruas në Vlorë, burri iu ekzekutua tre vite më parë

Tritoli në banesën e gruas në Vlorë, burri iu ekzekutua tre

Qyteti i Vlorës u trondit sërish pasditen e sotme nga një ngjarje kriminale, pasi banesës së bashkëshortes së Hyqmet Nexhipi, i ekzekutuar tre vite më parë iu vendos tritol.

Policia, pak minuta pas ngjarjes sqaroi për mediat se bashkëshortja e të ndjerit është vendosur në këtë banesë disa javë më parë dhese jeton me qira.

Nexhipi, një emër i njohur i botës së krimit njihej si pronari i peshkarexhës “Drita” u ekzekutuar me breshëri automatiku mëngjesin e 23 janarit 2016 në vendin e quajtur “Karburant Vola” në rrugën “Transballkanike”.

52-vjeçari banues në Vlorë drejtonte automjetin tip “Honda”, me targë JBM3221, brenda së cilës janë gjendur 2 gëzhoja automatiku, model 56.

Viktima njihej edhe me emrin Pëllumb Nexhipi dhe ishte i divorcuar nga bashkëshortja, së cilës i vendosën sot tritolin në banesë. Policia asokohe dyshoi se ai u vra për larje hesapesh, pasi rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në Itali dhe kishte dalë nga burgu në 2013.

Autor i vrasjes së 54-vjeçarit u zbulua më vonë dhe ishte Flobenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër, banues në Tiranë, ndërkohë që u shpall në kërkim Deison Nallbani, 30 vjeç, banues në Vlorë.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, Deison Nallbani rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit Hyqmet Nexhipi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e datës 23 janar 2016, në lagjen “Pavarësia”, – njoftonte asokohe policia. – Personat e lartpërmendur e kanë ekzekutuar Nexhpin me armë zjarri “automatik”. Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë, pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje”.

Flobenc Gega, person me precedent penal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”. Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Të fundit