Flash News

KRYESORE

Triumfon qëndrimi i Parisit/ Merkel dhe Macron: Prespektivë evropiane, por ende jo zgjerim me Ballkanin

Triumfon qëndrimi i Parisit/ Merkel dhe Macron: Prespektivë evropiane,

Në samitin që po zhvillohet në Berlin midis Gjermanisë, Francës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka triumfuar qëndrimi i Parisit kundër zgjerimit “të shpejtë” të Bashkimit Evropian me ballkanasit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron theksuan se samiti i sotëm nuk lidhet me procesin e zgjerimit, por me prespektivën evropiane dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit”, u shpreh kancelarja gjermane.

Merkel tha se Ballkanin Perëndimor e pret “një rrugë e gjatë përpara” për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe presidenti francez ka deklaruar se shteti i tij do të angazhohet më shumë në Ballkan: “Këtu nuk bëhet fjalë për procesin e zgjerimit, por për stabilitet në rajon dhe kjo do të thotë që Franca do të angazhohet më shumë”.

Sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, dy liderët e BE-së thanë se nuk duan të imponojnë një marrëveshje mes palëve, kryesore është pajtimi.

Merkel: “Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte.”

Macron: “E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë.”

Të fundit