Flash News

KRYESORE

Trudeau përpiqet t’i rezistojë Trumpit: Do të nënshkruajmë marrëveshjen vetëm nëse është në favor të Kanadasë

Trudeau përpiqet t’i rezistojë Trumpit: Do të

Kryeministri Justin Trudeau premtoi sot se do të mbrojë sektorin e qumështit kanadez në rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA). Kryeministri gjithashtu paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje me SHBA-në dhe Meksikën, vetëm nëse është e mirë për Kanadanë.

‘’Ne do të punojmë në mirëbesim, në mënyrë konstruktive por do të nënshkruajmë marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë’’,u shpreh ai në një komunikatë për shtyp në periferi të Montrealit.

Trudeau sqaroi se ekipi i tij negociues, i drejtuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland është aktualisht në Uashington për të shqyrtuar në detaj progreset e arritura mes SHBA-së dhe Meksikës. Ai theksoi gjithashtu arritje shumë pozitive në industrinë e automjeteve.

Të fundit