Flash News

KRYESORE

 Trukime në “Premier League”, favorizime për 6 skuadrat më të mira

 Trukime në “Premier League”, favorizime për 6

Kampionati anglez,“Premier League” konsiderohet si më i besueshëm në botë, por raportimet e fundit kanë treguar se ky kampionat zgjedh 6 skuadrat më të mira të saj të mos ndeshen me njëra-tjetrën në javën e parë dhe të fundit të sezonit.

Sipas një kalendari strategjik i cili është raportuar nga “Times”, mësohet sy skenar ndodh prej disa vitesh në “Premier League” dhe janë personat përgjegjës ata të cilët kujdesen që në javën e 26-t të ketë një përballje ‘big’ mes 6 skuadrave.

Zbulimi ka ardhur vite të tëra pasi trajnerët kanë pretenduar se kalendari është i trukuar. Nuk është e qartë sesi bëhen veprimet por thuhet se kanë disa vite që zhvillohen.

Gjithashtu, gjashtë skuadrat më të mira mbahen të ndara në shortin e gjysmëfinales së “FA Cup”, një tjetër parametër për t’u konsideruar nga organizatorët.

Informacioni është zbuluar nga disa dokumente tenderi të mundësuara nga transmetues të “Premier League” me një sektor të veçuar që përmend gjashtë ekipet elitare.

Të fundit