Flash News

KRYESORE

Trump akuza të forta homologut venezuelian: Përgjegjës për arrestimin e liderëve të opozitës

Trump akuza të forta homologut venezuelian: Përgjegjës për

SHBA-ja e konsideron presidentin venezuelian, Nicolas Maduropersonalisht përgjegjës për sigurinë e dy liderëve të opozitës, tha dje gjatë një deklarate presidenti i Amerikës,  Donald Trump.

“Lideri i opozitës, Leopoldo Lopez dhe kryebashkiaku i Karakasit, Antonio Ledezma, të cilët u arrestuan dje në mëngjes, janë aktualisht të burgosur politikë”, tha Trump.

“Amerika e ka quajtur Maduron, i cili ka njoftuar publikisht vetëm disa orë përpara se ai të ndërmerrte hapat kundër palës opozitare, personalisht përgjegjës për shëndetin dhe sigurinë e Lopez, Ledezma dhe të burgosurve të tjerë”, shtoi Trump.

Zyrtarët e gjykatës thanë dje se të dy liderët kishin bërë deklarata politike që ishin në kundërshtim me kushtet e lirimit të tyre (aktualisht në arrest shtëpie) duke i akuzuar ata për planifikimin e largimit nga vendi.

Arrestimet u kryen pasi liderët e opozitës në Venezuelë u bënë thirrje qytetarëve që të ndihmonin në mbrojtjen e Asamblesë Kombëtare duke patur një mbështetje ndërkombëtare, lidhur me kërkesën e Maduros për të rishkruar kushtetutën e vendit.

 

 

Të fundit