Flash News

KRYESORE

Trump anulon takimin me Kim Jong-un: I papërshtatshëm në këtë moment

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar anulimin e takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Takimi ishte parashikuar të mbahej në Singapor më 12 qershor, por Trup është shprehur se mbajtja e tij është i papërshtatshëm në këtë moment.

Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan thotë se mezi pret të takohet me Kim Jong-un në një ditë të afërt.

“Duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë moment, që të zhvillojmë këtë takim të planifikuar prej kohësh”, shkruan Trump.

Prandaj, ju lutem, le të shërbejë kjo letër për të njoftuar anulimin e samitit të Singaporit, vijon më tej Presidenti amerikan, për të mirën e të dyja palëve, por në dëm të botës.

Të fundit