Flash News

KRYESORE

Trump anulon vizitën në Londër, justifikimin e gjen te ambasada

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka anuluar vizitën e planifikuar për në Londër, ku do të merrte pjesë edhe në inaugurimin e ambasadës së re amerikane në kryeqytetin britanik.

Trump u shpreh se anulimi i vizitës lidhej pikërisht me ambasadën, pasi ai nuk ishte dakord me planin e administratës së Obama-s për të shpenzuar 1.2 miliard dollarë për godinën e re.

Megjithatë, analistët mendojnë se arsyeja e vërtetë qëndron te pakënaqësia e madhe që britanikët kanë ndaj politikave të Trump.

Protesta të shumta priteshin të organizoheshin nëse presidenti amerikan do vizitonte Londrën, ndërkohë që kryebashkiaku Sadiq Khan dhe lideri i opozitës Jeremy Corbyn kishin kërkuar nga kryeministrja Theresa May që të mos e priste Trump në takim.

Të fundit