Flash News

KRYESORE

Trump-Arabisë Saudite: Na paguani nëse doni të qëndrojmë në Siri

Trump-Arabisë Saudite: Na paguani nëse doni të

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se vendet që duan që SHBA-ja të qëndrojë në Siri do të duhet të paguajnë për të vazhduar praninë ushtarake amerikane atje.

”Zyrtarët e Mbretërisë Saudite kanë treguar se duan që SHBA-ja të qëndrojë. U kam thënë atyre se ata do të duhet të paguajnë për të vazhduar operacionet amerikane atje”, deklaroi Trump.

”Arabia Saudite është shumë e interesuar për vendimin tonë dhe unë u thashë se nëse ju na doni të qëndrojmë, atëhere ndoshta do të duhet të paguani”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

”Ne bëjmë shumë gjëra për atë vend. Ne e bëjmë për shumë arsye, por është shumë e kushtueshme për vendin tonë dhe ndihmon vendet e tjera shumë më tepër sesa na ndihmon neve”, theksoi ai.

Të fundit