Flash News

KRYESORE

Trump aspak njerëzor, ngushëllon të venë e ushtarit amerikan: Epo ai e dinte çfarë firmosi

Trump aspak njerëzor, ngushëllon të venë e ushtarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë shpesh në qendër të medieve për sa i përket sjelljes së tij,  e kryesisht me femrat, shumë prej të cilave e kanë akuzuar dhe për ngacmim seksual.

Por çfarë ka bërë këtë radhë Trump që ka tërhequr vëmendje?

Telefonata ngushëlluese mes tij dhe familjes së ushtarit amerikan që humbi jetën në Nigeri ka marr shumë kritika. Trupi i tij mbërriti në SHBA të martën vonë, dhe pak çaste më vonë manjati amerikan ka telefonuar familjen e të ndierit dhe ndër të tjera është shprehur: “Epo ai e dinte për çfarë kishte firmosur, por gjithsesi humbja e tij dhemb”.

Këtë lajm e ka konfirmuar kongresmenia Federica Wilson e cila ishte prezent në shtëpinë e familjarëve të ushtarit të vrarë në momentin e telefonatës së presidentit.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare është shprehur se biseda telefonike mes tyre do të mbetet private. Kjo nuk është hera e parë që Trump nuk është treguar aspak njerëzorë ndaj familjeve të ushtarëve të vrarë, përmendim këtu rastin e katër ushtarëve amerikanë që humbën jetën në luftë familjet e të cilëve nuk u kontaktuan nga Donald Trump.

Të fundit