Flash News

KRYESORE

Trump: Bahreini dhe Izraeli kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes, vendi i dytë Arab në 30 ditë

Trump: Bahreini dhe Izraeli kanë rënë dakord për

Bahreini dhe Izraeli kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes mes tyre. Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e ka quajtur këtë marrëveshje një zhvillim historik.

Një tjetër zhillim historik sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj, Izraeli dhe Mbretëria e Bahreinit ranë dakord për marrëveshjen e Paqes-vendi i dytë arab që bën paqe me Izraelin në 30 ditë”-shkruan presidenti amerikan.

Bahreini është vendi i dytë Arab që firmos një marrëveshje paqeje me Izraelin brenda këtij muaji, pasi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën një marrëveshje të tillë me Izraelin që në rajonin e Lindjes së Mesme është historike pas dekada konflikte në atë rajon që me krijimin e Izraelit si shtet i pavarur.

Të fundit