Flash News

KRYESORE

Trump: Bëni më pak testime që numri i të infektuarve të jetë më i ulët

Trump: Bëni më pak testime që numri i të infektuarve të

Ndërsa vendi vazhdon të përballet me një numër në rritje të rasteve me covid-19, presidenti amerikan, Donald Trump, u kërkoi zyrtarëve gjatë tubimit në Tulsa që të bëjnë më pak testime në mënyrë që numri i të prekurve të jetë më i ulët.

Deklarata e presidentit ngjalli reagime dhe kritika të shumta, pasi është komentuar se Trump është më i interesuar të kujdeset për reputacionin e tij se sa për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi.

Komenti i presidentit erdhi në një ditë kur tetë shtete raportuan numrin më të lartë të infeksioneve  në një ditë.

Numri i të infektuarve nga coronavirusi në SHBA ka shkuar në 2.2 milionë, ndërsa mbi 600 mijë persona kanë humbur jetën.

Të fundit