Flash News

KRYESORE

Trump certifikon gazetarët, kush merr trofeun e “Fake News” (VIDEO)

Donald Trump ka  shpallur një luftë të hapur ndaj gazetarëve amerikanë. Presidenti i SHBA-ve nëpërmjet njëë videoje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale ‘certifikon’ gazetarët të cilët sipas tij thyejnë rekorde për “fake news”.

Listën e kryeson media amerikane ‘New York Times’. Trump ka veçuar gazetarin e NewYork Times, Paul Krugman për shkrimin e tij se presidenca Trump do të shkaktonte dëme të mëdha për ekonominë amerikane.

Trump sulmon po ashtu Brian Ross, një gazetar i ABC Neës, i cili gabimisht raportoi se zoti Trump urdhëroi ish-këshilltarin kombëtar të sigurisë Michael Flynn që të kontaktonte me Rusinë gjatë zgjedhjeve. Ross u pezullua nga puna .

Trump ka futur në listën e fituesve të Fake Neës dhe revistën TIME që shkruante se Trump kishte hequr nga Zyra Ovale një bust të Martin Luther Kingut. Shumicën e listës e kishte zaptuar CNN, gazetari i të cilës u nxorr jashtë nga Trump një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.

 

Të fundit