Flash News

KRYESORE

Trump dhe Jong-Un firmosin marrëveshjen: Lufta mbaron së shpejti. Do shkatërrohen armët bërthamore dhe do hiqen sanksionet

Trump dhe Jong-Un firmosin marrëveshjen: Lufta mbaron së shpejti. Do

“Rreth 70 vite më parë, një konflikt jashtëzakonisht i përgjakshëm e shkatërroi gadishullin Korean. Të panumërt ishin viktimat në konflikt, përfshirë mijëra amerikanë të guximshëm. Ndërkohë që u arrit armëpushimi, lufta nuk ka përfunduar deri në ditët e sotme. Por tani të gjithë mund të shpresojmë se do të përfundojë së shpejti. Do të përfundojë.”

Kjo është deklarata e bërë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas takimit që zhvilloi në Singapor me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Trump dhe Jong-Un nënshkruan një marrëveshje të përbashkët ku kanë rënë dakort për disa çështje.

“Koreja e Veriut është duke shkatërruar aktualisht një zonë të madhe për testimin e raketave”, tha Trump në konferencë, por shtoi se kjo pikë ishte arritur pas nënshkrimit të marrëveshje dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në dokument.

Në këmbim të këtij lëshimi, Kim Jong Un ka përfituar një shpërblim të madh: Largimin e ushtrisë amerikane nga gadishulli.

“Dua t’i largoj ushtarët tanë. Dua t’i sjell në shtëpi. Por kjo nuk është që tani pjesë e ekuacionit”, tha presidenti amerikan, duke lënë të kuptohet se stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut nuk do të ndërpriten menjëherë.

I pyetur nga CNN nëse i beson liderit të Koresë së Veriut, Trump u përgjigj: “Po, i besoj. Mendoj se ai e do këtë marrëveshje.” Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu aftësitë e Kim Jon Un për ta udhëhequr vendin drejt këtij procesi.

Megjithatë, dyshimet e amerikanëve nuk marrin fund kaq shpejt.

Presidenti Trump theksoi se sanksionet ndaj Koresë së Veriut do të hiqen sapo të konfirmohet që armët bërthamore nuk janë më një faktor. Ai tha se do të kërkojë denuklearizimin sa më shpejt të jetë e mundur mekanikisht, por pranoi se kjo do të kërkojë kohë.

“Shkencërisht duhet të pritet një kohë e caktuar”, tha Trump, duke shtuar se procesi do të nisë së shpejti dhe se sanksionet do të hiqen “kur ne të sigurohemi se armët bërthamore nuk janë më një faktor”.

Gjithsesi, SHBA-të nuk do të japin asnjë ndihmë në procesin e shkatërrimit të armëve bërthamore të koreano-veriorëve.

Sipas Trump, Kim Jong Un ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, ndërsa ai vetë është i lumtur që të vizitojë Pehnianin.

Presidenti Trump tha se të burgosurit në Korenë e Veriut janë fitimtarë të mëdhenj në këtë marrëveshje dhe shprehu besimin se Kim Jong Un do të bëjë diçka për ta. /Politiko.al

Të fundit