Flash News

KRYESORE

Trump dhe Kim Jong do takohen më 12 qershor në Singapor

Trump dhe Kim Jong do takohen më 12 qershor në Singapor

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të mbahet më 12 qershor në Singapor.

“Takimi i parashikuar midis meje dhe Kim Jong Un do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Ne të dy do të përpiqemi ta bëjmë atë një moment shumë të veçantë për Paqen Botërore!” njoftoi Presidenti amerikan përmes rrjetit social.

Njoftimi i Trump erdhi pasi priti personalisht tre amerikanë të liruar që u kthyen të enjten në mëngjes nga Koreja e Veriut.

Të fundit