Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trump dhe “Shekulli i ri amerikan”: Si mund ta ruajë ShBA supremacinë?
Disa sinjale duket se tregojnë që Shtetet e Bashkuara po zbatojnë një rikonfigurim strategjik global, që thuajse nuk shihej qysh nga konfrontimi me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Duke pasur parasysh disa prej imperativëve gjeostrategjikë të mendimit gjeopolitik amerikan, modus operandi e banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë zbulon në një analizë të parë zgjedhjen për të zbatuar formula tashmë të propozuar nga qarqe konservatore për t’ju përmbajtur premtimit elektoral për ta bërë Amerikën “great again”.
Ndjekja e instalimit të Mburojës Antiraketore në Europën Qendro – Lindore dhe dislokimi i kohëve të fundit (prill 2017) – në sfidë të hapur me deduksionin e njohur të John H. Herz i njohur si security dilemma – e sistemit THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) në Korenë e Jugut duket se janë pjesë e një ridislokimi strategjik global nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet të ashtuquajturit Ballistic Misssile Defense System (BMDS). Projekti BMDS duket se afrohet shumë me një model “dislokimi preventiv” (pre-emptive deployment) i konceptuar për të ndaluar – në të vërtetë projektuar – fazën fillestare e përplasjes përtej territorit kombëtar të Shteteve të Bashkuara (Europë dhe Gadishull Korean) në rast konflikti me një apo më shumë fuqi bërthamore, duke përmbysur në këtë mënyrë konceptin e “mbrojtjes terminale” (terminal defence). Një qasje e ngjashme do të kishte vlerë sidomos ndaj atyre fuqive që disponojnë atë që ekspertët në armatime strategjike e quajnë “triadë e plotë bërthamore”, domethënë atë komponente strategjik të integruar (tokë – det – ajër) në gjendje që t’i mundësojë atij që i disponon të lëshojë një goditje të dytë bërthamore (second strike) nga nëndetëse apo nëpërmjet bombarduesve strategjikë me rreze të gjatë (strategic heavy bombers). Është e njëjta agjenci e Pentagonit (Missile Defence Agency – MDA) përgjegjëse për projektin BMDS që zbulon në fakt sesi qëllimi është ai që të krijojë “një arkitekturë të integruar “shumështresore” që siguron mundësi të shumta për të shkatërruar raketat testatat e tyre përpara se mund të arrijnë objektivat e tyre”.
Rrënjë neokone
Linjat kryesore drejtuese e politikës së jashtme të administratës Trump të kujtojnë shumë nga afër disa prej artikulimeve themelore të think-tank neokonservator amerikan “Project for the New American Century” (PNAC) aktiv nga 1997 në 2006, sidomos doktrina e lidhur me shprehjen (e përdorur nga George H.W. Bush në 2002) “Axis of Evil” (Aksi i të Keqes) lidhur me 3 vende: Iraku i Saddam Hussein, Irani i ajatollahëve dhe Koreja e Veriut. Premisa themelore e doktrinës neokone mund të gjendet në vetë emrin – “New American Century” – e think-tank të themeluar prej tyre: të realizojë premisa në gjendje që ta bëjnë shekullin e XXI-të një shekull të ri amerikan duke i promovuar “American Global Leadership”. Kjo qasje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në çështjet botërore, për pasojë, nuk është një risi e paraqitur nga qarqet neokone. Në fakt ka rrënjë të thella që i takojnë periudhës së Luftës të Dytë Botërore, domethënë muajt që i paraprinë bombardimit japonez të Pearl Harbor, episod që sanksionoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt, deri në arritjen e fitores mbi Rajhun e Tretë në Europë dhe Japoninë në Azi Paqësor. I pari që i bashkangjiti mbiemrin “American” emrit “Century” qe Henry R. Luce (1898 – 1967) në një editorial të shkurtit 1941 me titullin “The American Century” të botuar në “Time” (tabloid informacioni nga vetë ai i bashkëthemeluar dhe i dalë në shtyp për herë të parë në 1923).
Translatio Imperii
Në brendësi të shoqërisë së lartë amerikane të gjysmës së parë të Nëntëqindës, Luce qe një personalitet intelektual i dorës së parë. Më parrë student në Yale e Oxford, anëtar i shoqërisë “Skull and Bones”, në vijim kontribuoi ndjeshëm për të ushqyer debatin lidhur me misionin universal e Shteteve të Bashkuara, sidomos në cilësinë e trashëgimtarit të Perandorisë Britanike. Në 1935 u martua me Clare Booth (që u bë kështu Booth Luce), e cila në 1953 u emërua nga Presidenti Dwight D. Eisenhower si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Romë, detyrë e mbajtur prej saj deri në 1956. Sipas mendimit të H.R. Luce – i shprehur kështu në editorialin e tij të vitit 1941 – Shtetet e Bashkuara do të duhej ta drejtonin refleksionin politik në dy prioritete. Mbi të gjitha t’i bashkangjiteshin Londrës në luftën kundër Gjermanisë nacionalsocialiste, qasje më pas e adoptuar praktikisht nga qeveria amerikane me formulën “Germany first” për sa i përket planit të Pentagonit “Rainbow Five”, që parashikonte të përqëndroheshin përpjekjet luftarake në teatrin europian. Në radhë të dytë shtonte se: “Amerikanët kanë një ndjesi se në çdo bashkëpunim me Britaninë e Madhe ata disi po bëjnë lojën e Britanisë dhe jo të tyren. Çfarëdo ndjesie që mund të kenë pasur për të në të kaluarën, sot është një koncept injorant dhe idiot i situatës. Në çdo lloj partneriteti me Perandorinë Britanike, Britania e Madhe është tërësisht e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin rolin e partnerit të madh”. Me këtë konsideratë të dytë, Luce nënvizonte nevojën e këtij kalimi të përgjegjësive midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, që duke filluar në pasLuftën e Parë Botërore do të përfundonte vetëm në 1945 pas një procesi të gjatë jo gjithmonë përsosshmërisht konsensual, domethënë i tillë sa të linte deri të shfaqesh momente kontrasti të thellë, siç e demonstroi në vitet ’20 përplasja diplomatike midis Uashingtonit dhe Londrës për çështjen e konçensioneve petrolifere mesopotamike lidhur me Turkish Petroleum Company.
Të rindërtosh mbrojtjet
Edhe apeli i Trump i drejtuar aleatëve europianë të NATO-s për respektimin e buxhetit të 2% të PBB-së për sektorin e mbrojtjes është tregues për një vijueshmëri të caktuar me normat tradicionale të politikës euro – atlantike të Uashingtonit lidhur me çështjen e burden-sharing. Veç kësaj, rezulton tregues fakti që sipas adaxhios së atribuar Lordit Ismay (Sekretari i Përgjithshëm i parë i NATO-s), Aleanca ishte krijuar për 3 qëllime: të mbajë jashtë rusët, brenda amerikanët, poshtë gjermanët. Kështu, nëqoftëse sot – mbi linjën drejtuese e miksturës së containement dhe engagement (congagement, Khalilzad 1999) me të cilën disa qarqe të Deep State amerikan do të donin të afronin Pekinin – u shtojmë rusëve edhe kinezët, atëhere kuadri i sintetizuar nga Ismay na kthehet me të gjithë aktualitetin e tij. Në fakt nuk janë vetëm referimet e George Friedman lidhur me nevojën për Uashingtonin që të mbajë të veçuar dhe larg gjermanë e rusë për ta bërë të besueshëm për këtë konkluzion, por sidomos dy dokumenta frut i aparateve të establishmentit amerikan. Në të parin – botuar nga PNAC-i në vitin 2000 me titullin “Rebuilding America’s Defense” pohohej se sipas një parimi të tillë “duhet të ndërtohet një rrjet kundër goditjeve të kufizuara, i aftë që të mbrojë Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe forcat e dislokuara përpara të tyre”. Zbulohej sesi “sipas CIA-s, një numër regjimesh thellësisht armiqësore ndaj Amerikës – Koreja e Veriut, Iraku, Irani, Libia dhe Siria”. Në mënyrë të veçantë: “Koreja e Veriut është pragun e përdorimit të raketave që mund të godasin truallin amerikan. Për pasojë, kërkesa për mbrojtje të nivelit të lartë si puna e Theater High Altitude Area Defense (THAAD) e ushtrisë”. Veç kësaj “lidershipi global i Amerikës dhe roli i tij si garantues i paqes aktuale varet në ruajtjen e një balance të favorshme të forcës në Europë, Lindje të Mesme, rajonin energji-prodhues përreth dhe Azinë Lindore. Strategjia amerikane për dekadat në vazhdim do të kërkojë që të konsolidojë fitoret e mëdha të arritura në shekullin e XX-të, që i ka bërë demokraci të qëndrueshme Gjermaninë dhe Japoninë”. Për të konsoliduar dhe ruajtur supremacinë globale, Uashingtoni do të duhet kështu (edhe) të krijojë “baza permanente jashtë vendi për siguruar vijën e parë mbrojtëse të asaj që mund të përshkruhet si “perimetri amerikan i sigurisë”. […] Ruajtja e perimetrit amerikan të sigurisë sot – dhe nesër – do të kërkojë ndryshime në dislokime dhe instalime përtejdetit […] Anembanë globit rrjeti i dislokimeve dhe instalimeve përtejdetit kërkon rikonfigurim”.
Sfidat për supremacinë amerikane
Sipas PNAC-it do të kishte “shtete potencialisht të fuqishëme të pakënaqura me situatën aktuale dhe të etura që ta ndryshojnë atë, nëqoftëse munden”. Në dokumentin e dytë e sipërpërmendur – i botuar në 2015 nga Joint Chief of Staff [JCoS] dhe i njohur si “The National Military Strategy of the United States of America” – u aludonte këtyre fuqive kundërshtare në gjendje që të kërcënonin stabilitetin rajonal e global, pse jo edhe rolin e Uashingtonit si aktor parësor në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kështu, për shembull, për ushtarakët amerikanë Rusia ka “demonstruar në mënyrë të përsëritur se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të saj dhe është e gatshme që të përdorë forcën për të arritur objektivat e saj”. Kurse nga ana e tij Irani i “paraqet gjithashtu sfida strategjike komunitetit ndërkombëtar. Ai po kërkon teknologji prodhuese bërthamore dhe raketore. Ai është një shtet sponsorizues i terrorizmit që ka minuar stabilitetin në shumë vende, përfshi Izraelin, Libanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin. Veprimet e Iranit kanë destabilizuar rajonin”. Në Azi – Paqësor, “Koreja e Veriut kërkimi i teknologjive të armëve bërthamore dhe raketave balistike. Këto kapacitete cënojnë drejtpërsëdrejti fqinjët e saj, sidomos Korenë e Jugut dhe Japoninë. Me kalimin e kohës, ato do të cënojnë edhe truallin amerikan”. Për sa i përket Kinës, dokumenti i JCoS-së dukej se konfirmonte qasje mabivalente të mbështetur mbi congagement kur pohonte: “Ne mbështesim ngjitjen e Kinës dhe e inkurajojmë që të bëhet partnere për siguri ndërkombëtare më të madhe. Megjithatë, veprimet e Kinës po i shtojnë tension rajonit të Azi – Paqësorit”.
Paralajmërimi i Kagan
Në kohëra akoma më të vonshme (shkurt 2017) Robert Kagan – që në 2000 qe midis pjesëmarrësve të projektit në shtojcën e dokumentit të cituar të PNAC-it – ka analizuar timor potentiae amerikane në një editorial të artikuluar online për “Foreign Policy” me titull “Backing into World War III”, në të cilin politologu i njohur ka shpluhurosur shprehje që historiografia përdor zakonisht për të përshkruar ato fuqi europiane që rezultojnë të pakënaqura nga skenari gjeopolitik i dalë nga paqja e 1919 dhe për arsye të tilla të quajtura “revizioniste” apo fuqi “Have Nots”. Në fakt, për Kagan: “Ambicia dhe aktivizimi i dy fuqive të mëdha revizioniste, Rusisë dhe Kinës” përfaqësojnë në tërësi një prej dy “tendencave domethënëse në botën e sotme”. Tjetra është: “Besimi, aftësia dhe vullneti në rënie i Shteteve të Bashkuara, për të ruajtur pozicionin dominues që kanë mbajtur në sistemin ndërkombëtar qysh nga viti 1945”. Arsyetimi i Kagan shtyhet deri aty sa të mbështesë se “duke pasur parasysh sferat e influencës e fuqive revizioniste nuk janë recetë për paqe e qetësi, por më shumë një ftesë për konflikt të pashmangshëm”. Konkluzioni është si vijon: “Për Shtetet e Bashkuara, pranimi për një rikthim tek sferat e influencës nuk do t’i qetësonte ujërat ndërkombëtarë. Thjesht do ta kthenin botën në gjendjen që qe në fund të shekullit të XIX-të, me fuqi të mëdha konkurruese që përplasen rreth sfera të pashmangshme që ndërthuren dhe mbivendosen. Këto kushte të paqëndrueshme e të çoroditura siguruan terrenin pjellor për dy luftëra botërore shkatërrimtare e gjysmës së parë të shekullit të XX-të. Kolapsi i rendit botëror të dominuar nga britanikët kontribuoi në një mjedis ndërkombëtar tejet konkurrues ku fuqi të mëdha të pakënaqura kapën mundësinë që t’i ndjekin ambiciet e tyre në mungesën e ndonjë fuqie apo grupi fuqishë për t’i bashkuar në kontrollin e tyre”. Është po aq domethënëse që në vitin 2000 dokumenti i PNAC-it të propozonte një model gjeopolitik në të cilin sistemit të vjetër bipolar në fuqi gjatë Luftës së Ftohtë, gjatë të cilës prioritetet strategjike e Shteteve të Bashkuara kundrejt Bashkimit Sovjetik mbështeteshin mbi doktrinën e containment (George Kennan, 1947), i kundërvihej një themel i ri mbi momentin unipolar, që në shekullin e XXI-të duhej ta gjente ration e tij në shpëtimin e Pax Americana.
(Nga Geopoliticus)
Përgatiti: ARMIN TIRANA /Bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38