Flash News

KRYESORE

Trump do të emërojë një grua në Gjykatën e Lartë, kundërshtohet nga demokratët

Trump do të emërojë një grua në Gjykatën e

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të nominojë javën e ardhshme një grua për të zëvendësuar gjyqtaren e ndjerë të Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë të premten.

Rivali demokrat i Trump, Joe Biden, këmbëngul se vendimi për zëvendësimin e saj duhet të presë deri pas votimeve të 3 nëntorit. Por, Presidenti Trump është zotuar ta përzgjedhjë pasardhësin e Ginsburg "pa vonesë".

“Unë do të paraqes një të nominuar javën tjetër. Do të jetë një grua. Unë mendoj se duhet të jetë një grua sepse mua në të vërtetë më pëlqejnë gratë shumë më shumë se burrat" tha Trump gjatë një fushate në Fayetteville, Karolinën e Veriut.

Më pare Trump vlerësoi dy gjyqtare gra që shërbejnë në gjykatat federale të apelit si zgjedhje të mundshme. Të dy gjyqtaret, Amy Coney Barrett dhe Barbara Lagoa janë konservatorë që do të vendosin ekuilibrin e Gjykatës së Lartë në favor të republikanëve.

Demokratët kanë kundërshtuar me forcë çdo emërim përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke argumentuar se republikanët e Senatit bllokuan zgjedhjen e presidentit demokrat Barack Obama për Gjykatën e Lartë të ShBA-së në 2016.

Në atë kohë, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell e justifikoi lëvizjen me arsyetimin se ishte një vit zgjedhjesh. Por, të premten Senatori McConnell tha se ai synonte të vepronte në lidhje me emëriet që do të bënte Trump, dhe do ta sillte atë për votim në Senat para ditës së zgjedhjeve.

Ginsburg, një ikonë liberale dhe mbajtëse e standardeve feministe, vdiq nga kanceri metastatik i pankreasit në shtëpinë e saj në Washington DC, e rrethuar nga familja e saj.

Ajo ishte gruaja e dytë që u ul në Gjykatën e Lartë. Mbështetësit u mblodhën jashtë gjykatës për t'i dhënë falenderimet gruas që ishte njohur me dashuri si "The RBG Famëkeqe".

Ginsburg, e cila shërbeu për 27 vjet, ishte një nga katër liberalët në stolin e nëntë vendeve.

Vdekja e saj do të thotë se, nëse republikanët marrin votën, ekuilibri i fuqisë do të zhvendosej me vendosmëri drejt konservatorëve.

Të fundit