Flash News

KRYESORE

Trump: Do të vendosim sanksione shtesë ndëshkuese ndaj regjimit iranian

Trump: Do të vendosim sanksione shtesë ndëshkuese ndaj regjimit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se shtetet e botës e kanë toleruar gjatë sjelljen shkatërruese dhe destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme e më gjerë, por tanimë ato ditë kanë marrë fund.

“Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit dhe synimi i tyre për të pasur armë bërthamore kërcënon botën e civilizuar. Për sa kohë që unë të jerm president, Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore,” tha Trump në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se ushtria e Shteteve të Bashkuara eliminoi terroristin më të madh në botë, Kasem Soleimani, sepse ishte personalisht përgjegjës për disa prej mizorive më të rënda.

Kreu amerikan i shtetit theksoi se SHBA vazhdon të shqyrtojnë opsionet në përgjigje të sulmit iranian.

“Ne do të vendosim menjëherë sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian, të cilat do të qëndrojnë në fuqi derisa Irani të ndryshojë sjelljen e tij. Irani duhet që të braktisë ambiciet e tij bërthamore dhe mbështetjen për terrorizmin. Ka ardhur koha që Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina ta njohin këtë realitet. Këto vende, duhet të shkëputen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për një marrëveshje të re me Iranin.”

Trump shtoi se duhet bërë një marrëveshje që lejon Iranin të lulëzojë dhe përparojë. Ai i kërkoi NATO-s “të përfshihet shumë më tepër në procesin e Lindjes së Mesme”.

Të fundit