Flash News

KRYESORE

Trump e konfirmon: Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka vdekur

Trump e konfirmon: Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka vdekur

Lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, vdiq  bashkë me disa nga fëmijët e tij në një shpërthim vetëvrasës gjatë një operacioni të befasishëm të ushtrisë amerikane në Siri. Konfirmimin për vrasjes e një prej personave më të rrezikshëm në botë e ka bërë vetë president ii SHBA-së Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Nga operacioni i ushtarëve amerikanë nuk pati asnjë viktimë, ndërsa kreu i shtetit falënderoi Rusinë, Turqinë, Irakun dhe Sirinë për ndihmën në këtë operacion.  Si zyrtarët turq, ashtu edhe ata irakianë thanë se ishin në dijeni të operacionit.

Sulmi u krye nga forcat speciale amerikanë afër Idlibit, në Sirinë Veriperëndimore, një zonë ku trupat amerikane kanë qëndruar larg, duke qenë se operacionet e tyre ndaj Shtetit Islamik janë kryer në verilindje të Sirisë.

Al Baghdadi konsiderohej lideri ideologjik i SHI-së dhe përgjegjës për dhunën dhe terrorin në Siri dhe Irak.

Të fundit