Flash News

KRYESORE

Trump e shkarkoi sot në mëngjes, flet Tillerson: I kthehem jetës private si një qytetar i thjeshtë

Trump e shkarkoi sot në mëngjes, flet Tillerson: I kthehem jetës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkarkoi sot nga detyra e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ishte emëruar në këtë post pas zgjedhjes së Trump president.

Disa orë pas shkarkimit të tij, Rex Tillerson ka treguar rreth largimit të tij nga ky post.

Ai tha se kishte marrë një telefonatë pak pas mesditës nga presidenti në bordin e Forcave Ajrore One edhe me shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Duke folur për punën e tij të deritanishme, Tillerson vuri në dukje përparimin në Korenë e Veriut dhe Sirinë si disa nga arritjet e tij dhe falënderoi kolegët e Departamentit të Shtetit për privilegjin për të punuar me ta.

“Tani do të kthehem në jetën private, si një qytetar privat, si një amerikan krenar, krenar për mundësinë që unë kam dashur t’i shërbej vendit tim”, tha Tillerson.

Vendin e Tillerson do e zërë Mike Pompeo që deri më tani ka drejtuar CIA-n.

Të fundit