Flash News

KRYESORE

"Trump është presidenti i gabuar", Michele Obama krahas mbështetësve të flaktë të Biden: Do ta votojmë sikur jetët tona të vareshin nga kjo

"Trump është presidenti i gabuar", Michele Obama krahas

Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama, është rreshtuar në anën e mbështetësve të flaktë të fushatës së Joe Biden. Një gjë e tillë u vu re qartë në deklaratën e saj në konventën virtuale të organizuar nga demokratët mbrëmjen e djeshme, ku gjatë fjalimit të saj Michele u tregua shumë e ashpër me Trump.

“Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë, ai ka pasur mjaft kohë për të treguar se mund t’ia dilte, por duket qartë që jo, ai nuk mund të jetë ai që duam ne të jetë, ai është ai që është,” u shpreh Michele.

Nga ana tjetër ajo nuk i kurseu komplimentet për kandidatin demokrat Joe Biden, duke e konsideruar njeri shumë të mirë, nisur kjo edhe nga përvoja që ky i fundit ka pasur si ish- president i Shtëpisë së Bardhë përkrah burrit të saj, Barack Obama.

“Ne do të votojmë për Biden sikur jetët tona të vareshin nga kjo”, vazhdoi me tej ajo.

Për shkak të shifrave të larta me koronavirus, demokratët hoqën dorë nga planet për një festë ekstravagante të mbushur plot me të ftuar, por në vend të kësaj u vendos për një takim virtual me fjalime të pararegjistruara. Republikanët do të përballen me të njëjtën gjë javën e ardhshme.

Në konventën virtuale të  demokratëve morën fjalën edhe ish-kandidati për president Bernie Sanders, anëtare republikanë të pakënaqur nga presidenca e Trump, ndërkohë që takimi udhëhiqej nga aktorja Eva Longoria.

Të fundit