Flash News

KRYESORE

Trump feston 3 ditë më parë ditëlindjen e 72-të në Singapor, surpriza që i bënë zyrtarët e lartë

Trump feston 3 ditë më parë ditëlindjen e 72-të në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është shprehur se mund të ketë një rezultat të mirë nga takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të martën.

Ai u shpreh kështu gjatë një dreke pune me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong në pallatin presidencial Istana pas takimit të tyre dypalësh gjatë së cilit të dy krerët diskutuan gjithçka nga përgatitjet e samitit në kërcënimet tarifore të SHBA.

Ai gjithashtu falënderoi mikpritësit e tij të Singaporit. “Ne kemi një takim shumë interesant nesër dhe mendoj se gjërat mund të funksionojnë shumë mirë”, tha Trump. “Por ne e vlerësojmë mikpritjen tuaj, profesionalizmin dhe miqësinë tuaj. Faleminderit shumë.”

Presidenti amerikan u shoqërua nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton, Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders dhe Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Gjatë takimit, Trump iu bë një surprizë e këndshme nga zyrtarët e lart. Ai mbush 72 vjeç më 14 qershor.

Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balakrishnan postoi një foto të Trump duke pozuar me tortën e ditëlindjes. “Duke festuar ditëlindjen, pak më herët”, shkroi ai.

Të fundit