Flash News

KRYESORE

Trump foto me flamurin shqiptar, Rama pret radhën

Trump foto me flamurin shqiptar, Rama pret radhën

Nga selia e OKB-së, presidenti Donald Trump çeli sot punimet e takimit të nivelit të lartë për reformën e Kombeve të Bashkuara. 110 vende, mes tyre edhe Shqipëria nënshkruan deklaratën politike për një axhendë reformuese në fushën e paqes dhe sigurisë të OKB-së.

Presidenti Trump, gjatë fjalës së tij, paralajmëroi  diktatorin Kim Jong se për të mbrojtur aleatët, SHBA është gati të shkatërrojë Korenë e Veriut.

Pas fjalës së bujshme, Trump ka bërë një foto pranë flamujve të vendeve anëtare të OKB-së. Por, ndër të gjithë flamujt, ajo çka bie në sy është shqiponja me dy krerë dhe me sfond të kuq.

Delegacioni shqiptar në OKB përfaqësohet nga Edi Rama, por mesa duket kryeministri Rama është në pritje të radhës për të bërë një foto pranë flamurit shqiptar.

 

Të fundit