Flash News

KRYESORE

Trump i kënaqur me Turqinë, do t’u heq sanksionet pas armëpushimit

Trump i kënaqur me Turqinë, do t’u heq sanksionet pas

Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-ja do të heqë sanksionet ndaj Turqisë, pasi qeveria turke informoi “Shtëpinë e Bardhë” se do t’i bindet asaj që ai e karakterizoi si armëpushimi i përjetshëm përgjatë kufirit me Sirinë.

Administrata e Trump-it vendosi sanksionet ndaj Turqisë më 14 tetor, pas ofensivës turke ndaj forcave rebele kurde në Sirinë e Veriut.

Mësymja ushtarake turke nisi pasi presidenti amerikan lajmëroi se ai do të tërhiqte trupat nga Siria, por vendimi solli shumë kritika dhe pakënaqësi në SHBA dhe jo vetëm.

Por Trump ia bëri të qartë Turqisë se sanksionet mund të rivendoseshin prapë, nëse ndodhte diçka në këtë rajon që SHBA-së nuk i pëlqente.

Të fundit