Flash News

KRYESORE

Trump i shpall luftë ligjvënësit demokrat Schiff

Trump i shpall luftë ligjvënësit demokrat Schiff

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi dorëheqjen e ligjvënësit Adam Schiff, sepse i kishte keqintepretuar fjalët e tij gjatë një seance të kongresit të enjten.

Zhvillimet pasojnë akuzat e një informatori që pretendon se Trump i kishte kërkuar ndihmë presidentit të ri të Ukrainës gjatë një bisede telefonike më 25 korrik për informacione inkriminuese për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Informacioni do të dëmtonte potencialisht të ardhmen e Biden-it për t’u bërë kandidati zyrtar i demokratëve për të sfiduar zotin Trump në vitin 2020. Trump akuzon kryetarin demokrat të komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve,, për keqinterpretimin.

“Ai gjoja po lexonte variantin e saktë të zbardhur të bisedës, por ai i ndryshoi tërësish fjalët në mënyrë që të tingëllonte si diçka e tmerrshme dhe që unë të dukesha fajtor. Ndaj Adam Schiff gënjeu Kongresin dhe u përpoq të mashtrojë publikun. Bëj thirrje që ai të japë dorëheqjen menjëherë bazuar në këtë mashtrim!", shkroi Trump në Twitter.

Në fjalën e hapjes gjatë seancës të së enjtes zoti Schiff tha se akuza është prova më e gjallë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkelur betimin e bërë për pozitën që mban.

Të fundit