Flash News

KRYESORE

Trump i sigurt se Covid-19 e ka origjinën nga laboratorët e Wuhan në Kinë: Kam prova

Trump i sigurt se Covid-19 e ka origjinën nga laboratorët e Wuhan

Presidenti Donald Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ai tha se kishte parë prova të forta se Covid-19 e kishte origjinën nga një laborator shkencor në Wuhan, në Kinë.

I pyetur nëse ai kishte parë informacione të besueshme se coronavirusi buronte nga Instituti Wuhan i Virologjisë në Kinë, Trump u tha gazetarëve: "Po, unë kam."

Teksa gazetarët kërkuan më shumë detaje, presidenti i SHBA nuk dha më shumë komente se: Nuk më lejohet t'ju them më shumë."

Megjithatë, Trump tha se administrata e tij ishte ende duke hetuar origjinën e virusit. "Ne po shohim saktësisht se nga erdhi, nga kush erdhi, si ndodhi," tha Trump, duke shtuar se rezultatet duhet të vijnë së shpejti.

Shkencëtarët që studiojnë Covid-19 mendojnë se ka të ngjarë që virusi të jetë përhapur nga lakuriqët e natës te njerëzit përmes një kafshe pritëse. Ata nuk e kanë përjashtuar edhe një rrjedhje aksidentale të laboratorit. Kina ka mohuar që ka ardhur nga laboratori.

Zbulimi i SHBA: Virusi nuk është krijuar në një laborator kinez

Të fundit