Flash News

KRYESORE

Trump, ka ndërmend të kandidojë për mandatin e 3-të pa fituar akoma të 2-in

Trump, ka ndërmend të kandidojë për mandatin e 3-të pa

Presidenti Trump ka deklaruar se po planifikon të rikandidojë përsëri në 2024 nëse ai fiton zgjedhjet në nëntor dhe rizgjidhet si president i Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë një tubimi në Minden, Trump shprehu bindjen se do të fitonte edhe Nevadën, një shtet që e humbi ngushtë të 2016-ws.

Deklarata vjen si një vijimësi e asaj që Trump bëri gjatë një tubimi në Wisconsin në gusht, në të cilin ai theksoi se do të fitonte edhe katër vite të tjera dhe më pas do të garonte përsëri.

Michael Cohen, ish-kritik i Trump, ka argumentuar që komentet e tij nuk duhet të shpërfillen dhe të merren si humor, teksa thotw se Trump beson se ai duhet të jetë "sundimtari" ose "diktatori" i SHBA dhe dëshiron të "ndryshojë Kushtetutën".

Cohen u shpreh se nëse Trump do të fitojë përsëri më 3 nëntor, "ai do të fillojë automatikisht të mendojë se si mund të ndryshojë Kushtetutën për një mandat të tretë, dhe pastaj për një mandat të katërt".

Forbes i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë dhe Trump për komente, por nuk ka marrë ende asnjë reagim.

Të fundit