Flash News

KRYESORE

Trump këmbëngul se meriton çmimin ‘Nobel’ dhe i kthehet Obamës: E mori vlerësimin shumë herët, as vetë nuk e kishte idenë

Trump këmbëngul se meriton çmimin ‘Nobel’ dhe i

Presidenti Trump deklaroi dje se çmimet Nobel nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë.

‘Duke folur për Gazetën Pakistaneze përpara një takimi me Kryeministrin e Pakistanit Imran Khan, Presidenti Trump u përgjigj kështu pasi një gazetar i tha se do e meritonte çmimin nëse do të mund të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit’-raporton media amerikane Time.com.

Presidenti amerikan është vetëofruar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen, e cila ka çuar në dy luftëra midis rivalëve rajonalë.

"Unë mendoj se do të marr një çmim Nobel për shumë gjëra nëse ato do t'i jepnin me të drejtë, gjë që ata nuk i bëjnë", u tha Trump gazetarëve ndërsa ishte bashkë me Kryeministrin Khan.

Gjatë përgjigjes së tij, Presidenti kritikoi gjithashtu Presidentin Barack Obama që mori një çmim Nobel për Paqen "menjëherë" pasi u zgjodh President.

“Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, u shpreh presidenti.

Burimi: Time.com

Të fundit