Flash News

KRYESORE

Trump kërcënon Kongresin me mbylljen e qeverisë nëse nuk miraton murin me Meksikën

Trump kërcënon Kongresin me mbylljen e qeverisë nëse nuk

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do ta mbyllë qeverinë, nëse Kongresi nuk miraton financimin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, me synimin për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Udhëheqësi amerikan tha se “demokratët e opozitës duhet t’i japin votat e nevojshme për sigurinë në kufi, ku përfshihet Muri!” dhe për ndryshime të tjera të politikës së emigracionit.

Por ligjvënësit republikanë kanë qenë të ndarë për ndryshimin e politikave të emigracionit, duke i hedhur poshtë dy herë javët e fundit propozimet e presidentit për këtë çështje, sikurse edhe opozita e unifikuar demokrate.

Në një koment në Twitter, Trump bënte thirrje që Shtetet e Bashkuara “më në fund të kenë një sistem emigracioni mbi bazën e meritave. Duhet që në vendin tonë të hyjnë njerëz të mirë”, shkruante Presidenti, raporton Voa.

Ndërtimi i Murit ndarës me Meksikën ka qenë një premtim i fushatës së zgjedhjeve presidenciale të Trump. Muri kushton 20 miliardë dollarë, por Kongresi deri tani ka miratuar vetëm 1,5 miliardë dollarë për sigurinë në kufi.

Të fundit