Flash News

KRYESORE

Trump kërcënon Turqinë: Po sulmuat kurdët, do t’ju shkatërroj ekonominë

Vendimi i presidentit Donald Trump për të tërhequr ushtrinë nga Siria e veriut u pa si një hapje rruge për Turqinë që të nisë operacionin kundër kurdëve.

Por pas kritikave të shumta, përfshirë edhe brenda Partisë republikane, numri 1 i shtetit amerikan ia bëri të qartë Turqisë se do t’ia shkatërrojë ekonominë nëse guxon e sulmon ushtarakisht kurdët, aleatët e SHBA-së në luftën ndan Shtetit Islamik. .

“Siç e kam theksuar me forcë më parë, thjesht po e ripërsëris: Nëse Turqia bën diçka që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, konsideroj të jetë përtej kufijve, unë do ta shkatërroj totalisht ekonominë e Turqisë (e kam bërë më parë!)”, shkroi ai në Twitter.

Postimi i tij i fundit bëri që monedha turke të humbë vlerën. Ndërkohë kurdët e Sirisë e quajtën vendimin e Trump-it si një “thikë pas shpine”.

 

Të fundit