Flash News

KRYESORE

Trump kërkoi mur me korent dhe kanal me gjarpërinj e krokodilë për të ndalur emigrantët

Trump kërkoi mur me korent dhe kanal me gjarpërinj e krokodilë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi një kanal të mbushur me gjarpërinj dhe krokodilë si edhe një mur me korent, që në majë të kishte maja të mprehta.

Kështu shkruan gazeta amerikan e The New York Times , që shton se kreu amerikan i shtetit gjithashtu kërkoi që ushtarët të qëllonin emigrantët në këmbë me armë, përpara se këshilltarët e tij ta bindnin që të tërhiqej nga këto kërkesa.

NY Times e bazon lajmin te intervistat me një duzinë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, ku temë e diskutimit ishte ndalimi i emigrantëve nga Amerika Qendrore që të futeshin në territorin SHBA-së.

Ndërsa është e paqartë se sa serioz Trump ishte  për propozimin tij, e sigurt është që presidenti ishte mjaft i irrituar për paaftësinë e administratës për të ndalur numrin madh të emigrantëve, dështimin e drejtuesve të departamentit për të zbatuar urdhrat e tij si dhe qasjen e moderuar për të tyre për ta zgjedhur këtë krizë.

Të fundit