Flash News

KRYESORE

Trump kërkon që të ndalen masakrat në Idlib të Sirisë

Trump kërkon që të ndalen masakrat në Idlib të

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje shteteve të Rusisë, Sirisë dhe Iranit që të ndalojnë vrasjen e civilëve në provincën e Idlibit në Siri. Ai vlerësoi Turqinë, që sipas tij po punon që të ndalojë masakrën.

"Rusia, Siria dhe Irani po vrasin, ose po synojnë të vrasin me mijëra civilë të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni! Turqia po punon fort të ndalë këtë masakër", tha Trump.

Provinca e Idlibit është rajoni i fundit i rëndësishëm për rebelët e Sirisë, ndërkohë që në këtë territor janë shtuar bombardimet.

Presidenti sirian Bashar al-Asad po kërkon me ngulm që të marrë kontrollin aty. Në shtator udhëheqësit e Turqisë, Rusisë dhe Iranit ranë dakord në Ankara që të mos përshkallëzojnë konfliktin në Idlib, pasi pas një muaji të gjatë fushatë ushtarake, u larguan 500 mijë civilë të largohen.

Pas bisedimeve ruso-turke, u vendos që të dyja shtetet të punonin që të ndalnin sulmet.

Të fundit