Flash News

KRYESORE

Trump konsultohet me aleatët për ndërhyrjet në Siri, Rusia paralajmëron luftë

Trump konsultohet me aleatët për ndërhyrjet në Siri, Rusia

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka lajmëruar se shumë shpejt do të ndërmerret një vendim mbi veprimet që do të ndiqen me Sirinë.

Ai u shpreh para gazetarëve se bashkë me ekipin i tij po trajtojnë seriozisht çështjen pas sulmit me armë kimike në qytetin e Doumës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më vonë se Trump do të bisedojë me udhëheqësit britanikë dhe francezë, të enjten në mbrëmje, ndërsa për të marrë një vendim përfundimtar, ndërsa mendohet se edhe fuqitë perëndimore po përgatiten për sulme.

Ndërsa Rusia, aleati kryesor ushtarak i Sirisë, kundërshton një veprim të tillë të SHBA-ve dhe perëndimit. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Nebenzia tha se nuk e përjashton mundësinë e një lufte mes Rusisë dhe SHBA-ve.

 

Të fundit