Flash News

KRYESORE

Trump largon një tjetër figurë të lartë nga administrata, e zëvendëson me ish-ambasadorin e George Bush

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bën një tjetër lëvizje në administratën e tij. Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump deklaron se ka shkarkuar këshilltarin për siguri kombëtare H.R. McMaster dhe e zëvendëson atë me ish-ambasadorin e SHBA në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Në këtë postim, Trump e falënderon McMaster sipas tij për punën e shkëlqyer dhe për shërbimin gjatë këtyre viteve në administratën e Shtëpisë së Bardhë.

John Bolton ndërkohë njihet si një diplomat i vijës së fortë, ka qenë ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara në vitet 2005-2006, i emëruar nga Presidenti George W. Bush dhe ka shërbyer në administratat e Ronald Reagan-it. Bolton vazhdon të mbështesë pushtimin e Irakut dhe i ka bërë thirrje SHBA-së të sulmojë Iranin dhe Korenë e Veriut.

 Bolton do të marrë detyrën më 4 prill dhe do të jetë këshilltari i tretë për siguri kombëtare i Trump në 14 muajt e administratës së tij.

Javën e kaluar, Trump ka shkarkuar sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, përmes një njoftimi në Twitter, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

John Bolton

 

 

 

Të fundit