Flash News

KRYESORE

Trump letër Thaçit për 10- vjetorin e pavarësisë: Keni ecur me hapa të mëdhenj drejt forcimit të sovranitetit

Trump letër Thaçit për 10- vjetorin e pavarësisë:

Jemi vetëm disa ditë para festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe një letër urimi shumë e veçantë i ka mbërritur edhe presidentit Thaçi. Letra ka qenë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, por ka ardhur e dorëzuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delwie. Në përmbajtje të saj, presidenti Trump përveç urimit ka shkruar edhe se Kosova gjatë këtyre 10 viteve ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike.

“Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj”, ka thënë Trump në letrën e urimit.

“Ndersa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, shkruhet në letrën e Trump.

Ai po ashtu ka theksuar se SHBA e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm, ndërsa Thaçi e ka falënderuar atë “për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën”.

 

Të fundit