Flash News

KRYESORE

Trump me koronavirus? Presidenti i SHBA: Jam mirë, por do ta bëjë një testim

Trump me koronavirus? Presidenti i SHBA: Jam mirë, por do ta bëjë

Në një kohë që disa Senatorë dhe Kongresmenë janë vetë-karantinuar në SHBA, Presidenti Donald Trump deklaroi se ai nuk është testuar për koronavirusin. Ai u shpreh se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shkruan VOA.

"Nuk mendoj se është punë e madhe. Megjithatë do ta bëja (një testim). Unë nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë," u tha presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit pas takimit me republikanët e Senatit lidhur me masat për frenimin e koronavirusit.

Amerika ka deklaruar 700 raste me koronavirus dhe 26 të vdekur, ndërsa në zonat me infeksion janë marrë masa parandaluese duke ndaluar grumbullimet masive, ndërsa disa universitete po zhvillojnë mësim në internet. Në New York ka 160 raste të infektuar nga koronavirusi, ndërsa mes tyre janë dhe figura publike të qytetit.

Të fundit