Flash News

KRYESORE

Trump mohon akuzat e modeles për ngacmim seksual në vitin 1997

Trump mohon akuzat e modeles për ngacmim seksual në vitin 1997

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka mohuar akuzat se ai sulmoi seksualisht një ish-modele në New York në vitin 1997.

Modelja në fjalë, Amy Dorris i tha gazetës “The Guardian” se Trump preku pjesë të ndryshme të trupit të saj dhe e puthi me forcë ndërsa po dilte nga tualeti në turneun e tenisit “US Open”. Avokatët e Trump kanë mohuar pretendimet, duke e quajtur atë një "përpjekje për ta sulmuar" para zgjedhjeve.

Dorris, e cila ishte 24 vjeç në atë kohë, tha se ajo ndiqte ndeshjet me të dashurin e saj të asokohe në zonën vip dhe kur shkoi në tualet, Trump po e priste jashta. “I thashë të ndalonte, por atij nuk i interesonte”, tha ajo.

Dorris tha se ajo vendosi ta bënte publike historinë e saj në mënyrë që të ishte një model për dy vajzat e saj adoleshente. Ajo tha se kishte menduar të fliste për incidentin që në 2016, por zgjodhi të mos e bënte nga frika për familjen e saj.

Jenna Ellis, këshilltare ligjore e fushatës së Trump, i tha CBS News "akuzat janë plotësisht të rreme". Duke folur për “The Guardian”, avokatët e Trump thonë se do të kishte pasur dëshmitarë të tjerë të sulmit dhe thanë që pretendimi mund të ishte i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Të fundit