Flash News

KRYESORE

Trump në kërkim të kreut të ri të FBI, opozitarët kërcënojnë për hetimin të posaçëm mbi ndërhyrjet ruse

Trump në kërkim të kreut të ri të FBI, opozitarët

Presidenti i SHBA, Donald Trump vijon të kërkojë një emër të ri për drejtimin e FBI-së, pas shkarkimit javën e kaluar të James Comey.

Por, opozitarët demokratë kërcënojnë me bllokim deri në emërimin e një prokurori të posaçëm në hetimin mbi ndërhyrjet ruse.

”Disa emra qarkullojnë në media për kreun e policisë federale, jo më pak se 14 persona janë në listë”, sipas ”Politico”.

Këtë fundjavë, presidenti amerikan u shpreh se dëshiron të vendosë shpejt.

”Thuajse të gjithë emrat janë mjaft të njohur”, tha ai për gazetarët.

”Mjaft të njohur, shumë të respektuar, shumë të talentuar”, shtoi Trump.

Ai u shpreh se ishte e mundur që emërimi të bëhej publik para nisjes për një tur ndërkombëtar, në fundjavë.

Në mesin e kandidatëve të mundshëm renditen burra dhe gra me eksperiencë në polici apo në sigurinë kombëtare si dhe në profile më afër politikës.

Renditen kryesisht drejtori i përkohshëm në këtë post, Andrew McCabe, numri dy i senatorëve republikanë John Cornyn, gjyqtari nju jorkez Michael Garcia, ish-drejtuesi i Drejtësisë Alice Fisher, ish-këshilltarja e George W. Bush Fran Townsend, ish-deputeti republikan Mike Rogers, apo Trey Gowdy, ish-drejtues i komisionit hetimor për sulmet në Benghazi.

Të fundit