Flash News

KRYESORE

Trump në telashe, ish-këshilltari i tij pranon se e urdhëroi presidenti që të kontaktonte me rusët

Trump në telashe, ish-këshilltari i tij pranon se e urdhëroi

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn, ka pranuar se e ka gënjyer FBI-në, pasi është akuzuar formalisht se ka bërë deklarime të rreme lidhur me kontaktet e tij me Rusinë. Gjatë seancës gjyqësore për gjykim të shkurtuar, Flynn pranoi se nuk ka thënë të vërtetën sa i takon takimit të tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, Sergey Kislyak.

Sipas  Abc Neës ish-këshilltari ka premtuar se do të bashkëpunojë dhe se është i gatshëm të dëshmojë kundër presidentit, duke shpjeguar se urdhri për të nisur kontaktet me rusët mbërriti drejtëpërsëdrejti nga Trump. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë është distancuar nga këto deklarata.

"Kam gabuar. Pranimi i fajësisë dhe vullneti për të bashkëpunuar me prokurorin special reflektojnë vendimin që kam marrë në interes të familjes dhe të vendit tim. Pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”, - ka thënë ish-këshilltari.

Të fundit