Flash News

KRYESORE

Trump nënshkruan sanksione të reja kundër Rusisë Iranit dhe Koresë së Veriut

Trump nënshkruan sanksione të reja kundër Rusisë Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se kishte firmosur zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht shqetësimeve serioze se ato nuk ishin perfekte.

”Deputetët i kishin shqyrtuar shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndikimin e këtyre masave mbi interesat e bizneseve dhe të aleatëve evropianë duke treguar më shumë fleksibilitet”, tha Trump në një deklaratë pas nënshkrimit të sanksioneve kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

”Mbetem i shqetësuar mbi limitet që ligji vendos mbi mundësinë e presidentit për të marrë vendime për politikën e jashtme”, thekson Trump.

“Duke limituar fleksibilitetin e ekzekutivit, ligji ia vështirëson SHBA-së mundësinë për të bërë marrëveshje të mira për popullin amerikan dhe afron më pranë njëra-tjetrës Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut”, shton presidenti amerikan.

“Hartuesit e Kushtetutës sonë ia delegojnë presidentit çështjet e politikës së jashtme. Ky ligj do të provojë urtësinë e kësaj zgjedhjeje”, thekson Trump.

 

Të fundit