Flash News

KRYESORE

Trump nënshkruan urdhrin për pezullimin e kartave jeshile: Punëtorët amerikanë në radhë të parë

Trump nënshkruan urdhrin për pezullimin e kartave jeshile:

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht miratimin e kartave jeshile.

Masa, e cila përmban një numër përjashtimesh, do të zgjasë 60 ditë dhe më pas edhe mund të zgjatet, tha ai.

Trump thotë se kjo masë u mor për të mbrojtur punëtorët amerikanë në një ekonomi në krizë nga coronavirusi.

Kritikët e kanë akuzuar atë për përdorimin e pandemisë si mbulesë për të ndjekur politikat e kërkuara për një kohë të gjatë të imigracionit në një vit zgjedhor.

"Kjo do të sigurojë që Amerikanët e papunë me të gjitha prejardhjet do të jenë në radhë të parë për vendet e punës, ndërsa ekonomia jonë rihapet", tha Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Nga kjo mase, ka përjashtime për bashkëshortët e qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre të pamartuar nën moshën 21 vjeç.

Urdhri gjithashtu pezullon Lotarinë e Vizave të Diversitetit, e cila lëshon rreth 50,000 kartonë jeshile çdo vit.

Të përjashtuar janë edhe qindra mijëra aplikantë të kartave jeshile që tashmë jetojnë dhe punojnë në SH.B.A., dhe ata që kërkojnë hyrje në punë si mjekë, infermierë ose profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Të fundit