Flash News

KRYESORE

Trump me një tjetër vendim surprizues, del kundër lobit të fuqishëm të armëve

Trump me një tjetër vendim surprizues, del kundër lobit të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha një grupi të ligjvënësve që “të mos frikësohen shumë” nga lobi i fuqishëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve.

Ndryshe nga qëndrimi i partisë së tij për kontrollin e armëve, Trump u bëri thirrje ligjvënësve që të dalin me një projektligj të ri për armët.

Ai sugjeroi rritjen e kontrollit për blerësit e armëve dhe rritjen e moshës ligjore për të blerë armë nga 18 vjeç sa është tani, në 21, raporton ‘REL’.

Trump po ashtu tha se policisë duhet t’i lejohet të konfiskojë armët nga personat që i konsideron të rrezikshëm, pa urdhër të gjykatës.

Presidenti mbajti takimin disa ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë në Florida, ku kanë mbetur të vrarë 17 persona.

Partia Republikane e Trumpit e mbështet të drejtën e individëve për të mbajtur armë, ndërsa shumicën e kufizimeve i sheh si shkelje të amendamentit të dytë të Kushtetutës së SHBA-së.

Shoqata Kombëtare e Pushkëve, në anën tjetër, është ndër grupet më të fuqishme lobuese në SHBA. Ajo ka buxhet të konsiderueshëm për të ndikuar anëtarët e Kongresit rreth politikës për armë.

Të fundit