Flash News

KRYESORE

Trump nominon përkrahësin e shqiptarëve për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare

Trump nominon përkrahësin e shqiptarëve për postin e

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e nga ky emërim mund të përfitojë edhe bota shqiptare.

Kjo sepse 53 vjeçari Ratcliffe i cili njihet si besnik i presidentit Trump, ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e ka mbështetur pavarësisë së Republikës së Kosovës e gjithashtu çështjen shqiptare në Ballkan.

Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Në takime të tjera, ish prokurori shfaqet në krah të Pandeli Majkos, ministër për Diasporën, dhe Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes. Aktualisht, ai shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.

Të fundit