Flash News

KRYESORE

Trump: Nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme, jemi përgatitur për gjithçka

Trump: Nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme, jemi

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shpreh pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, se për momentin Irani është tërhequr, por ushtria amerikane është përgatitur për gjithçka.

“Irani duket se është tërhequr nga pozicioni kërcënues, e kjo është një gjë e mirë për të gjitha palët e përfshira dhe shumë gjë e mirë për botën. Ne jemi përgatitur për gjithçka”, tha ai në një konferencë për shtyp për mediat.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se shteti i tij nuk ka nevojë për naftën iraniane.

“Ne nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme. Tashmë Amerika ka arritur një pavarësi energjetike. Ne tani jemi prodhuesi numër 1 i gazit natyral dhe i naftës në botë. Jemi të pavarur, nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se pas sulmit të bazave amerikane me raketa nga Irani në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk pati asnjë viktimë.

“Asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e fundit nga regjimi iranian. Të gjithë ushtarët janë të sigurt dhe ka vetëm dëme materiale.“

Ndërkohë që ai ia bëri të qartë regjimit iranian se "kurrë nuk do të lejohet që të ketë një armë bërthamore”.

Të fundit