Flash News

KRYESORE

Trump paralajmëron Irakun: Nëse na largoni trupat, prisni sanksione të rënda

Trump paralajmëron Irakun: Nëse na largoni trupat, prisni sanksione

Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi Irakun se nëse ata vendosin që të largojnë trupat amerikane nga territori i vendit, atëherë do të përballen me "sanksione që nuk i kanë parë kurrë më parë". Ai e bëri të qartë së dëmet ekonomike do të ishin më të mëdha për Irakun, se sa për Iranin.

"Nëse ka ndonjë armiqësi, nëse ata bëjnë ndonjë gjë që ne mendojmë se është e papërshtatshme, ne do të vendosim sanksione ndaj Irakut, sanksione shumë të mëdha ndaj Irakut", tha Turmp.

Sot parlamenti i Irakut miratoi një rezolutë me të cilën i kërkon qeverisë të dëbojë trupat amerikane në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

"Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë që është atje. Kushtoi miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk po largohemi nëse nuk na paguajnë për atë", shtoi ai.

Duket se presidenti amerikan i referohet bazës ajrore Al Asad në provincën Anbar në qendër të Irakut. Objekti është përdorur bashkërisht nga forcat amerikane dhe irakiane.

Pas vrasjes me dron të Soleimani-t dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis situata mes Iranit dhe SHBA-së është tensionuar së tepërmi.

Irani kërcënoi me hakmarrje, por Trump e bëri të qartë se kundërpërgjigja e vendit të tij do të jetë shumë e ashpër.

Të fundit