Flash News

KRYESORE

Trump paralajmëron Iranin: Nëse na sulmoni, do t’ju godasim në 52 vende strategjike

Trump paralajmëron Iranin: Nëse na sulmoni, do t’ju godasim

Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos gabojë e të hakmerret ndaj vendit të tij, pasi në shënjestër janë 52 vendndodhje në shtetin persian. Sipas kreut të shtetit amerikan, numri 52 është simbolik, pasi përkon me 52 pengjet amerikanë të mbajtura në vitin 1972 nga iranianët, të cilët u liruan pas 444 ditësh, raporton nbc.

Situata është mjaft e tensionuar mes të dyja vendeve pas vrasjes me dron të gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, në Bagdad.

Trump tha se nga ushtria amerikane janë përcaktuar 52 vende, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani i sulmon Shtetet e Bashkuara.

Por disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u bllokua a nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike”.

Të fundit