Flash News

KRYESORE

Trump paralajmëron Kim Jong-un: Për të mbrojtur aleatët, jemi gati të shkatërrojmë Korenë e Veriut

Trump paralajmëron Kim Jong-un: Për të mbrojtur aleatët,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ka paralajmëruar kërcënimin që vjen nga "kombet mashtruese" duke veçuar Korenë e Veriut dhe Iranin.

Në fjalimin e tij në Nju Jork, ai paralajmëroi se Amerika do të shkatërronte Korenë e Veriut nëse do të ishte e detyruar të mbrojë veten ose aleatët e saj.

Po ashtu ai thumboi kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke u shprehur se "Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës."

Koreja e Veriut ka testuar bomba bërthamore dhe raketa në kundërshtim me OKB-në. Irani, tha Trump, ishte një "diktaturë e korruptuar" që synonte destabilizimin e Lindjes së Mesme.

Ai i bëri thirrje qeverisë në Teheran të pushojë mbështetjen e terrorizmit dhe përsëri kritikoi marrëveshjen e epokës së Obamës lidhur me programin bërthamor të Iranit.

“SHBA-të nuk do të përfitojnë më dhe nuk do të hyjnë në marrëveshje të njëanshme", u shpreh ndër të tjera Trump.

Po ashtu ai theksoi rëndësinë e "kombeve të forta sovrane" për ruajtjen e rendit ndërkombëtar.

Të fundit