Flash News

KRYESORE

Trump poston foton e qenit që ishte pjesë e operacionit për ekzekutimin e liderit të ISIS

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka postuar foton e një qeni që sipas tij ishte pjesë e operacionit për kapjen dhe ekzekutimin e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në një postim në tëitter, Trump shkruan se qeni ka bërë një punë të madhe për lokalizimin e terroristit të shumëkërkuar në tunelin, ku mbeti i vdekur, pasi shpërtheu sasinë e eksplozivit që kishte me vete. Nga shpërthimi humbën jetën edhe tre fëmijët e tij, ndërsa qeni u plagos.

“Ne kemi deklasifikuar një foto të qenit të mrekullueshëm (emri jo i deklasifikuar) që bëri një punë të tillë të madhe në kapjen dhe vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi!”, shkruan Trump.

Forcat amerikane aplikojnë shpesh teknika të tilla, duke përdorur qentë e stërvitur në operacionet që synojnë kapjen e terroristëve.

Të fundit